Një i plagosur në ndeshjen Dinamo-Elbasani, policia shoqëron disa tifozë
Ndeshja e Kategorisë Superiore mes Dimanos dhe Elbasanit është shoqëruar me tensione, incidente dhe dhunë mes dy tifozerive ne stadiumin Elbasan Arena.
Policia ka shoqëruar disa persona të përfshirë në konflikt, ndërkohë që raportohet edhe për një tifoz të lënduar.
Policia ka sekuestruar pamjet filmike për të identifikuar personat e përfshirë në përplasjet e dhunshme në stadium.
Kaosi mes tifozëve nisi në pjesën e dytë pas golit të dytë të shënuar nga Dinamo. Takimi mes Dinamos dhe Elbasanit vlen për javën e 21 të kampionatit.
Mesohet se i sulmiar fizikisht eshte edhe nje zyrtar i Dinamos.
Nga incidenti i sotem janë dëmtuar edhe stolat, ndersa policia ka sekuestruar pamjet filmike për të identifikuar personat e përfshirë në incidente.