Ndeshja me Cekinë, Sylvinho: E kam 11-shen në kokë, luajmë për të fituar

Sport

Ndeshja me Cekinë, Sylvinho: E kam 11-shen në kokë, luajmë

Para ndeshjes me Çekinë, trajneri i Kombëtares Shqiptare u shpreh optimist edhe pse i vlerësoi kundërshtarët si një ekip shumë i fortë.

Trajneri braziliani Sylvinho u shpreh se e ka zgjedhur tashmë 11-shen që do të hedhë në fushën e lojës dhe deklaroi se ndeshja e nesërme e vlefshme për Nations League është përgatitur për fitore.

“Shiko, ne ke mi një sfidë të rëndësishme nesër, luajmë kundër një skuadre të fortë, fizike, me lojtarë shumë të mirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kanë një skuadër të mirë, një sulmues si Cerni.

Askush nuk përgatit një ndeshje për të barazuar apo për të humbur.

Ne jemi të përgatitur. Kemi bërë 3 ditë stërvitje të mira dhe e dime që kemi një skuadër të fortë.

E dimë shumë mirë se çfarë duhet të bëjmë nesër dhe mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur.

Nuk ka më kohë për të humbur. Kemi kaluar 10 ditë shumë të mira së bashku”, tha Sylvinho.

Një muaj më parë kishim Manaj, por nuk kemi dakun. Janë të dy të fortë, por kanë karakteristika të ndryshme, Manaj ishte i lodhur në ndeshjen e dytë, nuk është puna e Kombëtares në vetëm 10 ditë, punon në kohë shumë të zgjatur, ka një listë pritje me 60 lojtarë që ne i ndjekim, kemi marrë Tucin që luan në Çeki, është fizik i mirë, luan si mesfushor i avancuar ka ardhur në Tiranë pas ftesës, është interesant.

S’ka rëndësi që luan në 90 minuta por ka hapësirë të luajë në kombëtare, do të kemi vështirësi me Dakun.

ME TE LEXUARAT