Ndarja nga jeta e Sefedin Braho-s, ndeshjet do të fillojnë me një minutë heshtje
Futbolli shqiptar është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të Sefedin Brahos. Ish-futbollisti i Luftëtarit dhe Partizanit është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.
Sefedin Braho në karrierën e tij futbollistike ka kontribuar edhe për Kombëtaren shqiptare teksa ka veshur fanellën kuqezi 9 herë, ndërsa ka ngritur lart një titull kampion me Partizanin.
Për ndarjen e Brahos nga jeta në të gjitha sfidat e ditës së sotme në futbollin shqiptar do të mbahet 1 minutë heshtje në nderim të figurës së tij.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se në të gjitha ndeshjet e kampionatit shqiptar të Superiores, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë sot dhe nesër do të mbahet një minutë heshtje në nderim të ish-futbollistit të shquar, Sefedin Braho, i cili u nda nga jeta sot”, njofton FSHF.