Myrto Uzuni rikthehet me dopietë nga dëmtimi, shënon dy gola për 13 minuta në Spanjë

Sport

Myrto Uzuni rikthehet me dopietë nga dëmtimi, shënon dy gola

Futbollisti shqipyar Myrto Uzuni ka shënuar dy gola këtë të shtunë në La Liga 2 të Spanjës.

I kthyer nga dëmtimi, beratasi u fut në fushë nga minuta e parë dhe kaloi Granadan në epërsi pas vetëm 20 minutave lojë, në sfidën e javës së 10-të të kampionatit kundër Tenerifes.

Sulmuesi nuk u mjaftua dhe në të 34 dyfishoi shifrat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Uzuni ishte pjesë e Kombëtares, por u largua nga grumbullimi për shkak të një lëndimi dhe mesa duket e ka marrë veten dhe ka gjetur formën, duke shënuar dopietë në Spanjë.

Katër gola në tetë ndeshjet e luajtura këtë sezon për Uzunin, teksa shpreson që të ndihmojë ekipin e tij për t'u ngjitur në elitën e futbollit spanjoll.

Nuk do jetë surprizë nëse verën që vjen ai mos jetë më pjesë e Granadas, paçka kontratës deri në qershorin e 2026.

ME TE LEXUARAT