“Mund të kishte ndërruar jetë", futbollisti shqiptar bie pa ndjenja në fushë, arbitri nuk ndal lojën

Sport

“Mund të kishte ndërruar jetë", futbollisti shqiptar

Një episod aspak i këndshëm është regjistruar në ndeshjen e Ligës së  Parë në Kosovë, mes Ferizajt dhe Ulpianës. Pak minuta para fundit, futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli, gjatë një dueli në ajër, bie në tokë pa ndjenja. Megjithatë pavarësisht kësaj, arbitri i ndeshjes, Petrit Rama nuk e ndaloi ndeshjen, për t’iu dhënë ndihma e parë lojtarin.

Menjëherë pas përfundimit të aksionit, në fushë janë futur stafet mjekësore, të cilat e kanë shoqëruar menjëherë në spital. Drejtori i klubit të Ferizajt për ngjarjen është shprehur: “Ishte një duel i fortë në zonën tonë dhe ai u rrëzua keq.

U pa që djali ishte pa vetëdije dhe arbitri nuk e ndalte lojën. Thesari për disa sekonda ishte pa ndjenja dhe tani e kemi dërguar në QKUK. Fatmirësisht vetëdija i është kthyer, por momentalisht nuk është në gjendje të mirë. S’po i kujtohet asgjë nga ndeshja. Mjeku më tha që nëse do të ishim vonuar edhe 5 sekonda mund të kishte ndërruar jetë”, tha Nadir Haxhimusa për “Indeksonline”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fundin e ndeshjes, arbitri kryesor, Rama është goditur nga një tifoz, i cili ia doli të futej në fushë, për shkak se nuk ndaloi lojën kur u dëmtua lojtari i Ferizajt.

ME TE LEXUARAT