Muçi titullar e protagonist goli, mbyllet me barazim sfida Beshiktash - Gaziantep
Ernest Muçi ka luajtur sërish si titullar te skuadra turke e Beshiktashit, ku pas një periudhe të keqe, tashmë duket se ka fituar besimin e trajnerit Van Bronkhorst.
Lojtari i Kombëtares shqiptare ishte protagonist te penalltia e fituar nga Beshiktash.
Pikërisht Muçi hodhi topin në zonë në aksionin ku u fitua më pas penalltia që u përkthye në gol.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Beshiktash gjithsesi u ndal me 1 gol nga Gaziantep në fundin e takimit.
Me rezultat 1 me 1 përfundoi gjithçka, teksa tashmë Beshiktash mban vendin e tretë me 5 pikë më pak se Gallatasarai.