Milan i vuajtur por që kontrolloi ndeshjen, autogoli i Genoas i dha fitoren

Sport

Milan i vuajtur por që kontrolloi ndeshjen, autogoli i Genoas i dha fitoren

Paraditen e sotme Milan u ndesh me Genoan, ndeshje që përfundoi në favor të kuqezinjëve. Në portën e kundërshtarëve shkoi si fillim Milan, ku Ante Rebic shënoi golin në minutën e 13. Më pas barazoi Genoa në minutën e 37, nga Mattia Destro.

Me një barazim, pjesa e dytë ishte në favor të Milanit, ku italiani, numri 9 i Genoas, Gianluca Scamacca bëri autogol dhe i dha fitoren kuqezinjëve, duke bërë që Milan të hedhë një hap të rëndësishëm për kualifikimin në Champions League, teksa aktualisht renditet në vendin e dytë me 66 pikë, 4 më shumë se Juventusi ndjekës.

ME TE LEXUARAT