Mesazhe politike kundër Kosovës, UEFA hap hetimin ndaj Serbisë

Sport

Mesazhe politike kundër Kosovës, UEFA hap hetimin ndaj Serbisë

UEFA ka hapur një hetim ndaj Serbisë, për koret kundër Kosovës, të kënduara nga fansat në vigjilje dhe gjatë ndeshjes ndaj Anglisë, zhvilluar mbrëmjen e të dielës në “Gelsenkirchen”.

Hetimi i qeverisë europiane të futbollit bëhet për dy shkelje, hedhje e objekteve në fushë dhe mesazhe provokuese që nuk gjejnë vend në një event futbollistik.


Ndërkohë, edhe Federata e Futbollit e Kosovës ka denoncuar në UEFA për të njëjtat argumente, Federatën Serbe.FFK akuzon serbët se kanë shfaqur banderola, slogane e kore me mesazhe politike shoviniste, të papranueshme për një event si Kampionati Europian i Futbollit, që ka kërkuar dënim të ashpër për serbët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

/ Top Chennel

ME TE LEXUARAT