Çmenduri! Kristiano Ronaldo nuk përmbahet, godet me bërryl kundërshtarin dhe merr karton të kuq
Cristiano Ronaldo përjetoi një mbrëmje të errët në gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë mes Al Hilal dhe Al Nassr.
Skuadra e CR7 u mposht me shifrat 2-1, me portugezin që ishte nga lojtarët më të dobët në fushë.
39-vjeçari, përveç se nuk mundi ta ndihmonte skuadrën e tij në sulm, nuk ia doli as të kontrollonte nervat teksa në minutën e 86 u përjashtua me karton të kuq.
Luzitani goditi me bërryl një prej kundërshtarëve me arbitrin që e ndëshkoi direkt me kartonin e kuq, duke e përjashtuar në këtë formë nga ndeshja. Por, Ronaldo nuk e la me aq pasi në nerva e sipër për pak sa nuk goditi dhe arbitrin.
لقطة الطرد
— تغطية لمباريات النصر V (@xx76668329) April 8, 2024
كريستيانو والبليهي ????️- تابع الحساب الأساسي :@NFCStudio1#النصر_الهلال | #AlNassrAlHilal #كأس_الدرعية_للسوبر_السعودي ???? #CristianoRonaldo #CR7???? #رونالدو_نصراوي #Ronaldo pic.twitter.com/dseUuiacO1
Pamjet e Ronaldos që i drejton grushtin arbitrit kanë bërë xhiron në rrjetet sociale, me sulmuesin që rrezikon edhe një pezullim si pasojë e pamjeve filmike.