Më ka munguar Premier League”, Coutinho flet pas debutimit me gol te Aston Villa

Sport

Më ka munguar Premier League”, Coutinho flet pas debutimit me gol te

Philippe Coutinho ndihet mirë pas rikthimit në Premier League te skuadra e Aston Villas, aty ku debutoi me gol në ndeshjen ndaj Manchester United.

Aston Villa luajti baras 2-2 në shtëpi ndaj Manchester United në ndeshjen e vlefshme për jaëvn e 22-të të Premier League.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Jacob Ramsey (77’) dhe Philippe Coutinho (82’) për vendasit, ndërsa për mysafirët u shënuan nga Bruno Fernandes (6’, 67’).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Kjo ndeshje ishte edhe debutuese për Coutinhon, i cili vetëm para disa ditësh kompletoi huazimin e tij nga Barcelona.

Pas golit të shënuar në debutim, braziliani ka folur për mediat angleze, ku e ka theksuar se i ka munguar Premier League.

“Më kanë munguar këto ndeshje, më ka munguar Liga Premier”, ka thënë fillimisht Coutinho pas ndeshjes ndaj Unitedit.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu”.

“Po.. isha pak nervoz! Nuk flas shumë mirë anglisht, preferoj të luaj më shumë futboll në fushë sesa për të folur”, përfundoi ylli brazilian.

ME TE LEXUARAT