Mbarojnë problemet mes Hysaj dhe tifozëve, ja si ja rimori zemrën

Sport

Mbarojnë problemet mes Hysaj dhe tifozëve, ja si ja rimori zemrën

Elseid Hysaj e rregullon shumë shpejt marrëdhënien me tifozët. Në ndeshjen e djeshme, ai ka realizuar një gol. Shqiptari merr me grintë topin në zonën e rreptësisë, shkon në fundore dhe godet fuqimisht drejt portës me të majtën.

Topi u përplas fillimisht në shtyllë e më pas përfundoi në rrjetë. Hysaj realizoi golin e katër për të tijtë, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 7-0 në favor të ekipit kryeqytetas. Vlen të përmendet se Hysaj nuk e ka nisur në mënyrën e duhur aventurën e tij të re te Lacio. Ai u akuzua nga tifozët për këndimin e këngës “Bela Ciao”, që sipas tyre është një këngë komuniste dhe lidhet më shumë me rivalët e kryeqytetit, Romën.

ME TE LEXUARAT