Klasikja e "Euro 2024", Holandë-Francë mbyllet barazim, një gol i anuluar

Sport

Klasikja e "Euro 2024", Holandë-Francë mbyllet barazim,

Holanda dhe Franca e mbyllen perballjen e tyre ne barazim mbremjen e sotme ne kuader te ndeshjes se radhes te kampionatit Euro 2024.

I vetmi moment per tu shenuar, ishte ne minutat 68′-72′ ku Depay godet dhe topi ndalet nga Maignan, më pas Simons godet me të djathtën dhe e çon në rrjetë, por gjyqtari e anulon për një pozicion të parregullt të Dumfries që pengon portierin.

Pas rishikimit me VAR, konfirmohet vendimi i anësorit qe anuloi golin.

Klasikja e "Euro 2024", Holandë-Francë mbyllet barazim,

Holanda dhe Franca luajnë një perballje “klasike” të futbollit europian në Leipzig, me të dyja skuadrat që duan tre pikët për t’u bërë skuadra e tretë që kualifikohen për më tej, pas Gjermanisë dhe Spanjës.

“Tulipanët” kaane arritur një fitore 1-2 me Poloninë, e cila erdhi vetëm në fund falë Weghorst.

Nga ana tjetër, “Gjelat” fituan  falë një autogoli përballë Austrisë, teksa Mbappe, i cili mori një dëmtim të rëndë në atë takim, do ta nisë sfidën nga stoli.

Formacionet zyrtare:

Holanda: Verbruggen, Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake, Schouten, Simons, Raijnders, Frimpong, Depay, Gakpo.

Franca: Maignan, Kounde, Upamecano, Saliba, Hernandez, Kante, Rabiot, Tchouameni, Dembele, Griezmann, Thuram.

ME TE LEXUARAT