Mbappe bëhet çështje shtetërore, Macron ka një kërkesë speciale për kapitenin

Sport

Mbappe bëhet çështje shtetërore, Macron ka një

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njihet si një tifoz i zjarrtë i futbollit, mbaje gjatë kohës që Mbappe rinovoi me PSG, dy vite më parë, flitet se një rol të rëndësishëm kishte edhe Macron i cili negocioi personalisht që Mbappe të mos largohej nga Parisi.

Macron ka “ndërhyrë” sërish, ose më saktë pritet ta bëjë diçka të tillë, teksa kërkon që kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, të jetë pjesë e ekipit përfaqësues gjatë Lojërave Olimpike:

“Shpresoj që Mbappe të marri pjesë në Lojërat Olimpike. Do të shkoj në stadium nëse kalojmë në gjysmëfinale apo në finale”, iu përgjigj Macron një djaloshi i cili e pyeti për Mbappen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dihet tashmë që Real Madrid, ekipi i tij i ardhshëm, nuk i lejon lojtarët që të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, mbetet për t’u parë se si do të veprojnë me Mbappe.

ME TE LEXUARAT