Maratona "Skampa" në Elbasan, pjesëmarrës 1500 atletë nga Shqipëria dhe Europa

Sport

Maratona "Skampa" në Elbasan, pjesëmarrës 1500

Ditën e sotme është zhvilluar “Half Maratona dhe Mini Maratona Skampa 2024” në Elbasan.

Ky aktivitet sportiv me përmasa ndërkombëtare u zhvillua për herë të dytë në këtë qytet me pjesëmarrjen e 1500 atletëve nga Shqipëria, Rajoni, Europa dhe nga shtete të tjera nga kontinente të ndryshme.

Maratona përfshiu gara në distanca prej 5 km, 10 km dhe 21 km, duke përçuar mesazhe të fuqishme për rëndësinë e një jetese aktive dhe promovimin e turizmit në qytet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çdo vit, kjo ngjarje ka sjellë një intensitet të veçantë, duke përforcuar imazhin e Elbasanit si një qytet që mbështet sportin dhe një stil jete të shëndetshëm.

Mes pjesëmarrësve kishte emra të spikatur të atletikës nga të gjitha grupmoshat.

Kryebashkiaku i Elbasanit , Gledian Llatja u shpreh se synimi i kësaj bashkie është që ky aktivitet të kthehet në traditë, pasi ka një ndikim të madh në promovimin e Elbasanit edhe ka ndikim në zhvillimin e turizmit.

Gjysmë maratona dhe minimaratona Skampa 2024 startoi në orën 09:00 në sheshin para Portës së Kalasë së Elbasanit dhe u mbyll pas orës 12:30.

ME TE LEXUARAT