Marash Kumbulla gjen rrjetën, trimfon Espanyol në sfidën ndaj Mallorca

Sport

Marash Kumbulla gjen rrjetën, trimfon Espanyol në sfidën ndaj

Marash Kumbulla ka hapur serinë e golave këtë të shtunë në sfidën e La Liga, midis Espanyol dhe Mallorca.

Espanyol i mbrojtësit kuqezi ia ka dalë të fitojë në shtëpi.

Një kros të Jofre, Kumbulla e shfrytëzoi më së miri në minutën e 18-të të takimit duke e dërguar mrekullisht me kokë në portë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky ishte goli i parë i Kumbullës me fanellën bardhekaltër të katalanasve, që ngriti peshë 40.000 tifozë në RCDE Stadium.

Që prej transferimit te Espanyol në merkaton e verës nga Roma, shkodrani është kthyer në një nga shtyllat e formacionit, duke luajtur 8 ndeshje si titullar për 90’ minuta.

Sa i përket sfidës së sotme, Espanyol triumfoi me rezultatin 2-1, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e 12 të tabelës me 10 pikë, ndërsa Kumbulla u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.6.

Kujtojmë se 24-vjeçari është pjesë e listës së teknikut Sylvinho për dy ndeshjet e radhës së Kombëtares në Ligën e Kombeve. Ai pritet që të zbresë sërish si titullar në fushë përkrah Ismajlit, duke parë edhe dëmtimin që kapiteni Gjimshiti pësoi në ndeshjen e fundit të Atalantës.

 

ME TE LEXUARAT