Krijimi i Super League, reagon legjendari Ferguson: Ky projekt mohon 70 vite histori të futbollit

Sport

Krijimi i Super League, reagon legjendari Ferguson: Ky projekt mohon 70 vite

Pas lajmit se klubet më të mëdha në Europë do të krijojnë Super Leaguen, ka reaguar Sir Alex Ferguson, ish- trajneri legjendar i Manchester United. Për mediat ai ka thënë se nuk është dakord me këtë projekt, ndërsa thekson se Super League do të thotë të mohosh 70 vite histori futbolli.

 “Krijimi i Super League do të thotë të heqësh dorë dhe të mohosh 70 vite të futbollit evropian. Unë kam fituar Kupën e Kupave me Abeerden, ishte si të ngjisnim malin Everest. Po ju jap një shembull: Everton po shpenzon 500 milion paund për stadiumin e ri dhe po lufton për t’u kualifikuar në Champions League.

Tifozët e dashurojnë këtë kompeticion kështu siç është, me këtë format që është. Kam qenë trajner dhe kam marrë pjesë në 4 finale të Champions League, kanë qenë netët më të veçanta të jetës time.

Manchester United pjesë e 12 klubeve të Super League? Unë nuk jam pjesë e procesit të vendimmarrjes, kështu që nuk mund të them asgjë rreth vendimit të United për të qenë pjesë e themeluesve të Super League“, shprehet ai. 

ME TE LEXUARAT