Kosova fiton pastër ndaj Qipros, 3-0

Sport

Kosova fiton pastër ndaj Qipros, 3-0

Kosova ka arritur një fitore të sigurt ndaj Qipros, me rezultatin përfundimtar 3-0, në ndeshjen e vlefshme për Nations League, e zhvilluar të martën në Prishtinë.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Franco Foda ka kaluar në epërsi në minutën e tridhjetë, kur kapiteni Amir Rrahmani ka realizuar një gol pas një kombinimi të shkëlqyer brenda zonës së rreptësisë, duke dërguar topin në rrjetë.

Fillimi i pjesës së dytë e ka sjellë golin e dytë për Kosovën. Në minutën e pesëdhjetë e dytë, Krasniqi ka shënuar një gol të bukur pas një gjuajtje fillestare nga Jashari, duke dyfishuar avantazhin e ekipit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kosova nuk është ndalur këtu; në minutën e shtatëdhjetë e një, Sahiti, i inkuadruar në vend të Zhegrovës, ka shënuar golin e tretë.

Pas një goditje të Rrahmanit, topi i ëshrë kthyer Sahitit, i cili e ka dërguar atë drejt rrjetës, duke e vulosur ndeshjen.

ME TE LEXUARAT