Kili mposht Shqipërinë, disfatë e hidhur e kuqezinjve në Parma

Sport

Kili mposht Shqipërinë, disfatë e hidhur e kuqezinjve në

Shqipëria ka pësuar një humbje të rëndë 3-0 përballë Kilit në sfidën e parë miqësore në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ekipi i Sylvinhos e pësoi shpejt në minutën e 20-të, pas një të djathte të bukur të Vargas. Protestat për prekje me dorë të topit nuk u morën parasysh, me arbitrin që e konsideroi të rregullt golin.

Shqipëria provoi të “zgjohet” dhe lëshoi sinjale me Jasir Asanin, gjithsesi goditja e tij nga distanca nuk shqetësoi portierin Bravo. Në të 34-tën, radhën e kishte Ramadani, sërish pa rezultat.

Ekipi i Garecas filloi “zjarr” pjesën e dytë, me shumë dëshirë për gjetjen e golit të dytë. Victor Davila “flirtoi” me golin, duke shkaktuar drithërima në stadium.

Në minutat e fundit, Sylvinho aktivizoi edhe Brojën, ndërsa debutoi në këtë miqësore edhe Arbër Hoxha. Në të 75-tën, Broja kontrolloi mirë topin në zonë, por goditja e dobët u ndal nga mbrojtja e Kilit.

Shpresat për të marrë qoftë një barazim në këtë takim për përfaqësuesne tonë u shuan përfundimisht në minutën e 84-të, atëherë kur Bolados i cili kishte vetëm pak sekonda që ishte futur në lojë tundi rrjetën për herë të dytë për skuadrën e tij.

Në fundin e sfidës, një gol i Davilas “vulosi” shifrat në 0-3.

Shqipëria, para Europianit, ka në program një tjetër miqësore, atë ndaj Suedisë të hënën në “Friends Arena”.

ME TE LEXUARAT