Italisë po i kushton shtrenjtë ofendimi që i Erdoganit, ja çfarë bëri këtë herë presidenti turk

Sport

Italisë po i kushton shtrenjtë ofendimi që i Erdoganit, ja

Ndeshjet e Euro2020 janë në një situatë të vështirë, për shkak Covid-19. Aktualisht, UEFA ka miratuar 8 qytete që kanë garantuar praninë e të paktën 25 për qind të tifozëve, njëri prej tyre Roma. Në kryeqytetin italian do mahet ndeshja e pare, që nis me Itali-Turqi, më 11 qershor.

 

Por, Italia ende nuk ka dhënë siguri, ndërsa Turqia ka reaguar. Ndoshta lidhur me debatin virtual mes Erdogan dhe Draghit, por mësohet se presidenti turk ka kërkuar të zhvendosë çdo gjë në Stamboll. Erdogan dëshiron t’ia marrë Romës, që ende nuk ka marrë një vendim, dhe për këtë arsye rrezikon të përjashtohet si mundësi për të pritur ndeshjen hapëse.  Stambolli nuk është i vetmi plan B.

Rusia e Putin gjithashtu kërkon të zëvendësojë Romën me Moskën, ashtu si dhe Hungaria e Orban me Budapestin. Edhe Britania e Madhe e Johnson, e fortë për shkak të avancimit të fushatës së vaksinimit, mund të ofrojë si alternativë Londrën, qytet ku do të luhen gjysmëfinalet dhe finalja.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet në 19 prill për të vendosur, logjistika organizative imponon që zgjedhja të bëhet që në mes të kësaj jave, duke rrezikuar të shndërrohet në një çështje politike Turqi-Itali.

ME TE LEXUARAT