Italianët “kryqëzojnë” Hysajn pas “Bella Ciao”: “Krim, Lazio është fashiste” (Video)

Sport

Italianët “kryqëzojnë” Hysajn pas “Bella

“Bella Ciao” është një himn internacional kushtuar luftës për liri, një këngë që Hysaj e zgjodhi pa u menduar shumë, e aq më pak pa i kushtuar rëndësi mesazhit që ajo përcjell, thjeshtë ishte një këngë shumë e njohur dhe e lehtë për tu kënduar përpara shokëve të ri të skuadrës, një rit që ndodh kudo në këto raste në botën e futbollit. Fatkeqësisht tifozët ultras të Lazios nuk e kanë pritur mirë, e kanë konsideruar një provokim, pasi kjo këngë bie ndesh me atë që tifozët lacial përfaqësojnë.

Mllefi i tyre ishte aq i madh sa në momentin kur video bëri xhiron në rrjetet social zbarkuan në hotelin ku është i grumbulluar ekipi i Lazios për ti kërkuar llogari personalisht mbrojtësit shqiptarë. Mes tifozëve dhe Hysaj është futur Igli Tare, me drejtorin sportiv të Lazios që qetësoi disi ultrasit, shmangu një përplasje fizike, duke i bërë të ditur tifiozëve se ishte thjeshtë një zgjidhje rastësore pa ngjyrime politike, e aq më pak për ti bërë keq tifozëve, kjo është gjëja e fundit që do të bënte një lojtar që sapo ka zbarkuar në ekipin e ri. Debati me tifozët pati një ndikim të madh pasi drejtuesit e Lazios bënë gjithçka që video të zhdukej menjëherë.

Imakti i këtij video ishte aq i fortë sa klubi i Lazios reagojë me anë të një komunikate zyrtare për mediat duke shkruar: “Është detyra e klubit që të mbrojë një pjesëtar të tij dhe ta largojë nga instrumentalizimet personale dhe politike që qartësisht në këtë çështje nuk kanë të bëjnë aspak me kontekstin informal dhe miqësor në të cilin u zhvillua episodi”, lexohet ndër të tjera në komunikatën e klubit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tifozët lacial nuk janë mjaftuar më kaq por kaluan në veprime ekstreme duke vendosur një banderolë fyese në një prej rrugëve më të populluar në Romën veriore, me mbishkrimin: “Hysaj krimb, Lazio është fashiste”. Kjo është dhe pjesa më e shëmtuar e kësaj çështje të fryrë në mënyrë ekstreme dhe të nxjerrë totalisht nga konteksti që për fat të keq ka si protagonistë kapitenin e kombëtares shqiptare./BË

 

ME TE LEXUARAT