Ish-mbrojtësi i Bayernit mesazh PSG-së: Nuk do ta keni të lehtë

Sport

Ish-mbrojtësi i Bayernit mesazh PSG-së: Nuk do ta keni të

Gernot Rohr beson se do të jetë gjithçka e hapur në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve midis Paris Saint-Germain dhe Bayern Munchen edhe pse skuadra franceze mori një fitore me rezultat 3-2 në ndeshjen e parë.

PSG u bë skuadra e parë që mposhti Bayern Munchen në Ligën e Kampionëve që nga Liverpooli në mars 2019.

Duke folur për “Europe 1” pas ndeshjes, Rohr tha: "Është vetëm gjysma e rrugës. Unë e pash një Bayern më të përgatitur fizikisht, nuk do të jetë e lehtë për PSG-në të përsërisë këtë performancë pas gjashtë ditësh".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Skuadra e Mauricio Pochettinos e pret Bayernin në “Parc des Princes” (Paris) të martën më 13 prill.

ME TE LEXUARAT