Ibrahimoviç ofendoi arbitrin, Milani ia del edhe pa të, siguron vendin e dytë pas fitores ndaj Parmës

Sport

Ibrahimoviç ofendoi arbitrin, Milani ia del edhe pa të, siguron

Milan është ngjitur në kuotën e 63 pikëve, duke siguruar vendin e dytë të renditjes edhe për këtë javë.

Kuqezinjtë fituan me 3-1 ndaj Parmës në transfertë, falë golave të Rebic, Kessie dhe Leao.

Kjo është një fitore e rëndësishme, me 3 pikë shumë të vlefshme në “luftën” për zonën Champions, në Serinë A.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse skuadra i mban sytë tek ai, Zlatan Ibrahimovic ia vështirësoi detyrën kuqezinjve, pasi mori karton të kuq për ofendime ndaj arbitrit, kur rezultati ishte 0-2 për ekipin e Piolit.

Menjëherë pas këtij episodi, Gagliolo shkurtoi diferencën për vendasit, të cilët shtuan presionin për të gjetur edhe golin e barazimit. Por, Milani u mbrojt mirë dhe në minutën e tretë shtesë të ndeshjes, Leao finalizoi me gol një kundërsulm të shkëlqyer të Dalot.

ME TE LEXUARAT