I vendosur për largimin nga PSG, Mbappe kërkon t’i bashkohet Real Madridit

Sport

I vendosur për largimin nga PSG, Mbappe kërkon t’i bashkohet

Francezi Kilian Mbappe nuk është i lumtur te Paris Saint Germain siç është bërë me dije këto ditë, ndërsa mësohet se ai ia ka vënë sytë Real Madridit. Ai kërkon që të vazhdojë karrierën e tij me spanjollët.

 

Ndërkohë, ka një pengesë edhe nëse Mbappe do të vendos zyrtarisht largimin nga Paris Saint Germain. Real monitoron prej kohësh edhe Erlin Haaland nga Dortmund dhe gjatë merkatos verore mund të ketë një përplasje mes dy yjeve më premtues të momentit.

Ekziston edhe mundësia që Real t’i afrojë të dy lojtarët, por risku financiar do të ishte jashtëzakonisht i madh. Largimi i Mbappe nga Parisi mund të jetë katastrofik nëse shoqërohet edhe me atë të Neymar gjatë kësaj vere, me brazilianin që ka vite që dëshiron me çdo kusht një rikthim te Barcelona.

ME TE LEXUARAT