I mori autograf Haaland për ta shitur, pezullohet arbitri rumun

Sport

I mori autograf Haaland për ta shitur, pezullohet arbitri rumun

Një javë pas ndeshjes Manchester City- Dortmund, mësohet se arbitri anësor i ndeshjeve është pezulluar nga Komisioni i Arbitrazhit, pasi i kërkoi autograf lojtarit të Dortmundit, Erling Haaland.

 

Octavian Sovre i mori autograf në fund të ndeshjes dhe kjo ka pësuar me shumë kritika, ndërsa Pep Guardiola e mori gjithçka me sportivitet. “Ata më thanë, por unë nuk kam parë asgjë. Ndoshta është një tifoz i Haaland, pse të mos ia marrë?!

Mësohet se shkaku i autografit ka qenë për Komunitet SOS të Autizmit. Drejtori i këtij komuniteti ka treguar: “Jo të gjithë e dinë, por Tavi Sovre ka qenë një vullnetar i yni për shumë vite. Autografet e lojtarëve të famshëm që ai ka mbledhur gjatë viteve janë hedhur në ankand për të mbledhur fonde për shoqatën tone.”

ME TE LEXUARAT