Hodhi fanellën në tokë? Juventus i del në mbrojtje Cristiano Ronaldo-s

Sport

Hodhi fanellën në tokë? Juventus i del në mbrojtje Cristiano

Juventus fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Genoa-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Serie-A. Mirëpo takimi u la në hije për shkak të një veprimi të Cristiano Ronaldo-s në fundin e takimit. Pas vërshëllimës së arbitrit, ylli portugez hoqi fanellën e tij duke e hedhur në toke dhe u nis drejt dhomave të zhveshjes.

Ky veprim është kapur nga kamerat, dhe kritikat ishin të shumta. Menjëherë në mbrojtje të 36 vjeçarit, ka dalë klubi i Juventusit. Ata janë shprehur se Ronaldo hodhi fanellën në drejtim të njërit prej djemve që kap topat prapa portës.

Sipas tyre djali u fut menjëherë në fushë dhe e mori bluzën.Nga fotot që qarkullojnë në rrjet shihet djaloshi me fanellën në dorë.

Hodhi fanellën në tokë? Juventus i del në mbrojtje Cristiano

ME TE LEXUARAT