Granit Xhaka futet live në Tik Tok me Kozakun, ylli i Arsenalit e ngacmon në shqip
Lajmifundit
/
18 Janar 2022, 16:55
Sport
Granit Xhaka ishte pjesë e një loje në TikTok me Kozak Braçin.
Por në këtë live nuk munguan dhe komentet nga lojtarët e Arsenalit, ku spikati Alexandre Lacazette.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sulmuesi shkruan: “GRANIT!! A JE MIRË??”, duke tërhequr vëmendjen e shumë shqiptarëve që po e ndiqnin.
Ky koment u prit shumë mirë nga ndjekësit, por nuk ishte i vetmi. Pas kësaj Lakazet shkruan sërish: “Granit, ha disa Mantija” dhe më pas i përshëndet, ku në përshëndetje vendos dhe një emoji të flamurit të Kosovës.