Gentian Selmani kthehen në Superiore, portieri i Kombëtares i bashkohet klubit të ri

Sport

Gentian Selmani kthehen në Superiore, portieri i Kombëtares i

Rikthim i bujshëm te Laçi! Portieri Gentian Selmani rivishet bardhezi pas tri vitesh e gjysmë.

24-vjeçari ka konfirmuar se do të luajë për kurbinasit në pjesën e mbetur të sezonit pas largimit nga turqit e Boluspor.

“Po, kam vendosur të kthehem për të pasur minutazhin e duhur dhe të jem sërish pjesë e Kombëtares. U largova nga Turqia prej hapësirës së paktë që pata te Boluspori, pasi oferta ishte e mirë. Te Laçi ndihem si në shtëpi”, ka thënë Selmani për gazetën duke ndjekur ndeshjen Laçi-Tomori në Pezë, e vlefshme për turin e dytë të Kupës./Panorama

ME TE LEXUARAT