Futbolli drejt revolucionit? FIFA gati të ndryshojë rregullat, ja për çfarë bëhet fjalë

Sport

Futbolli drejt revolucionit? FIFA gati të ndryshojë rregullat, ja

Nga Shtetet e Bashkuara vijnë lajme që mund të revolucionarizojnë botën e futbollit.

Sipas asaj që raportohet nga Financial Times, në fakt, FIFA dhe Relevant Sports kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund betejës së tyre ligjore për ndalimin e luajtjes së ndeshjeve të kampionateve evropiane të futbollit në Shtetet e Bashkuara. Në këtë mënyrë mund të eliminohet pengesa kryesore e një hipoteze që ka qarkulluar disa herë në ligat evropiane, për të cilën, për shembull, foli edhe presidenti i Lega Serie A, Lorenzo Casini në Riad.

A mund të luhen ndeshjet e Serisë A jashtë vendit? Deri më sot, nuk ka një përgjigje të sigurt. Vetë Financial Times shkruan se “nuk ka asnjë garanci që marrëveshja do të bëjë që ndeshjet e kampionateve europiane të luhen në Shtetet e Bashkuara”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, sipas burimeve brenda vetë Relevent Sports (kompani organizuese e ngjarjeve sportive e udhëhequr nga miliarderi Stephen Ross), FIFA po shqyrton ndryshime në rregullat e saj për këtë çështje.

Rasti lindi nga mosmarrëveshja në lidhje me një ndeshje të La Ligas 2018 midis Barcelonës dhe Gironas, e cila duhej të ishte luajtur në Miami. Nuk ishte e mundur pikërisht për shkak të FIFA-s./SuperSport

ME TE LEXUARAT