Shqipëria fiton për herë të parë ndaj Gjeorgjisë, kombëtarja merr 6 pikë në UEFA Nations League
Kombetarja e Shqiperise fitoi 0-1 ndeshjen ndaj Gjeorgjise duke marre 6 pike shume te vlefshme ne grupin ku ndodhemi ne UEFA Nations League.
Pavaresisht tentativave te vazhdueshme te Gjeorgjise per barazim kjo nuk ndodhi madje kuqezinjte, qe ne kete ndeshje luajten me uniforme te bardhe, paten disa raste per gol.
Tashme ne nentor presim perballjen me Republiken Ceke dhe Ukrainen ne Tirane.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kristjan Asllani shenon ne porten e Gjeorgjise ne minuten e 50.
Ka qene nje super aksion dhe manovrim ne zone prej futbolisteve tane ndersa topi perfundoi tek Asllani i cili nuk ka falur duke e derguar ne rrjete me shpejtesine e nje predhe.
Eshte mbyllur ne barazm pjesa e pare e ndeshjes mes Gjeorgjise dhe Shqiperise, e vlefshme per Ligen e Kombeve.
Kombetarja jone ndonese zhvilloi nje loje me te mire se ndeshja em Cekine, ne minutat e fundit u mbyll ne mbrojtje nderkohe se Gjeorgjia u vendos para portes tone me tentativa te vazhdueshme per te shenuar qe u neutraluzuan nga Strakosha dhe mbrojtesit tane.
Kuqezinjtë vijnë në këtë takim pas humbjes me Çekinë, teksa kërkojnë të reagojnë. Deri më tani, ekipi i Sylvinhos ka 3 pikë dhe renditet në vendin e 3-të.
Në krahun tjetër, Gjeorgjia kryeson Group 1 me 6 pikë.
Shqipëria luan ndeshjen e katërt në Ligën e Kombeve, kësaj radhe përballë Gjeorgjisë në Tbilisi.
Kuqezinjtë e Sylvinhos vijnë pas një humbjeje të merituar kundër Republikës Çeke në Pragë, teksa kësaj radhe do të tentohet fitorja për t’u futur sërish në garë për një vend në krye të Grupit B1 dhe gjithashtu për t’u “hakmarrë” pas asaj humbjeje një muaj më parë në “Arenën Kombëtare”.
Nga ana tjetër, gjeorgjianët janë ata që mbajnë kreun e grupit me 6 pikë, teksa gjithashtu vijnë nga një humbje 1-0 me Ukrainën.
Skema 4-3-3 është zgjedhur sërish nga Sylvinho, teksa në 11-shen titullare janë bërë disa ndryshime. Balliu në vend të Hysajt, Ajeti në vend të Kumbullës dhe Tuci në vend të Dakut, teksa shiritin e kapitenit do ta mbajë Ardian Ismajli.
Drejtësi në këtë sfidë do të vendosë holandezi Danny Makkelie, i ndihmuar nga pesë bashkëkombësit e tij, Hessel Steegstra dhe Jan de Vries në krahë, Allard Lindhout si arbitër i katërt, Rob Dieperink dhe Erëin Blank në dhomën e VAR-it.
Sfida starton në orën 18:00 dhe do të keni mundësi ta ndiqni live në “DigitAlb”.
FORMACIONET ZYRTARE:
GJEOGRJI: Mamardashvili, Kakabadze, Kashia, Dvali, Lochoshvili, Kiteishvili, Davitashvili, Mikautadze, Chakvetadze, Kvaratskhelia Zivzivadze.
Trajneri: Willy Sagnol
SHQIPËRI: Strakosha, Balliu, Ajeti, Isamjli, Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, N. Bajrami, Tuci.
Trajner: Sylvinho