Feston 40 vjetorin e lindjes, Cristiano Ronaldo tregon ëndrrën që ende nuk e ka realizuar!
Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo feston sot 40 vjetorin e lindjes ku në një intervistë për Canal 11 ka rrëfyer ëndrrën që dëshiron të realizojë vitet e ardhshme.
Ëndrra e tij e ardhshme është të bëhet pronar i disa klubeve futbolli, edhe pse ka theksuar se e sheh veten në një pozicion trajneri apo drejtori sportiv.
Por nëse do ta realizojë ai do të ndiqte shembullin e disa emrave të njohur të futbollit, si David Beckham dhe Kylian Mbappé, të cilët gjithashtu kanë investuar në klube futbolli.
"Nuk ka shumë logjikë të jesh drejtor klubi. Nëse mund të jem pronar, pse do të bëhesha menaxher apo drejtor sportiv.
Është ëndrra ime, dhe jam i sigurt se do ta realizoj. Dhe do t’ju them diçka tjetër: shpresoj që të mos kem vetëm një klub, por disa", tha Ronaldo.