Fenerbahçe braktis finalen pas 3 minutash lojë, Galatasaray feston triumfin
Finalja e Superkupës së Turqisë përfundoi në mënyrë të papritur.
Fenerbahce në fakt vendosi të largohej nga fusha në minutën e 3-të, pasi Mauro Icardi kishte kaluar në epërsi Galatasaray-n (kishin kaluar saktësisht 49 sekonda). Një epilog surreal për një garë “të mallkuar”.
Fenerbahce kishte vendosur të fuste në fushë ekipin U-19, një vendim i marrë në konflikt me Federatën pas incidenteve në Trabzon dhe gjithashtu pas kërkesës së pasuksesshme për ta shtyrë ndeshjen (duke qenë se ishin ende në garë në Ligën e Konferencës) dhe për ta luajtur me një gjyqtar të huaj.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Galatasaray, për ta bërë situatën edhe më tragjikomike, festoi në fushë sikur gjithçka të kishte ndodhur rregullisht.
Dy rivalët e mëdhenj të kampionatit duhej të përballeshin 29 dhjetorin e kaluar në Riad, por ndeshja nuk u luajt për shkak të një incidenti diplomatik mes Turqisë dhe vendit që duhej të organizonte eventin.
Kjo situate u krijua nga vendimi i autoriteteve arabe për të mos lejuar në fushë pankarta dhe bluza me referenca për themeluesin dhe presidentin e parë të Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturk.