Euro 2024, Turqia fiton 3-1 ndaj Gjeorgjisë, ndeshje spektakolare në reshjet e shiut
Turqia dhe Gjeorgjia e mbyllen me rezultat 3-1 ndeshjen e tyre te pare te Grupit F ne Euro 2024.
Ishte Turqia qe shenoi golin e para ne minuten e 25 me ane te Muldur ndersa me pas Gjeorgjia barazoi me Mikautadze ne minuten e 32′.
Me pas, ne pjesen e dyte, ka qene Guler qe ka shenuar per Turqine ne minuten e 66 duke realizuar nje super-gol.
I treti gol per Turqine, mes reshjeve te dendura te shiut ne stadium, ka qene spektakolar.
Duke shfrytezuar daljen e krejt Gjeorgjise perpara ne fushe ne goditjen e kendit, Akturkoglu arriti te marre nje top nga portieri turk dhe te shkeputet duke shenuar me porten bosh ne minuten 90+7 ne nje gare te vertete shpejtesie me gjeorgjianet qe nuk arriten te kthehen ne kohe per te mbrojtur porten e tyre.
Gjeorgjia pati disa raste per gol ne pjesen e pare, por pa arritur te finalizonte pavaresisht aksioneve te bukura ne zonen para portes turke.