E rrallë në Itali, arbitrat i kërkojnë falje Milanit për gabimin e rëndë

Sport

E rrallë në Itali, arbitrat i kërkojnë falje Milanit
Shoqata Italiane e Arbitrave (AIA) i ka kërkuar menjëherë falje Milanit pas gabimeve të arbitrit Marco Serra, në ndeshjen që kuqezinjtë e humbën në San Siro ndaj Spezias, me rezultatin 1-2.

Ndjesa e drejtuesve të arbitrave në Itali erdhi pasi edhe vetë gjyqtari i ndeshjes kërkoi falje te lojtarët në fushë, për arsye se nuk la avantazhin në një sulm të Milanit, që përfundoi në gol, por akordoi goditje dënimi.

Por, pavarësisht se arbitri e kuptoi gabimin, pritet një pezullim i gjatë për të, edhe për faktin që nuk pa në fushë një penallti flagrante për kuqezinjtë, por u desh ndërhyrja e VAR-it.



Ndjesa e kërkuar ndaj Milanit është ngjarje e rrallë, pasi në Serinë A ka shumë vendime polemike për të cilat nuk kërkohet ndjesë kurrë, madje mbrohen me fanatizëm nga AIA.A2CNN

ME TE LEXUARAT