E rëndë në Brazil, vritet me armë zjarri futbollisti 22-vjeçar

Sport

E rëndë në Brazil, vritet me armë zjarri futbollisti

Futbolli brazilian është tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të Ricardo Emanuel Alcantara Paiva, i njohur si Ricardinho.

Sulmuesi i ri i Remos (klub që luan në nivelin e tretë të futbollit të Brazilit) humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri në Marituba, në rajonin metropolitan të Belem, në shtetin Pará.

Ricardinho, i cili ishte vetëm 22 vjeç, ishte një lojtar i ri premtues për Remon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Uzuni nuk ia del, humbet sfidat me Çekinë dhe Gjeorgjinë, ja cili sulmues e zëvendëson

I rritur në radhët e të rinjve të klubit, ai po rikuperohej nga një dëmtim i rëndë në ligamentin e kryqëzuar të përparmë të gjurit, të pësuar në mars të këtij viti, kur luante me Rio Branco-SP, një ekip i Serie A-4 Paulista.

Pas operacionit, ai u rikthye në Remo për të përfunduar fazën përfundimtare të rehabilitimit, me shpresën për t'u rikthyer së shpejti në fushë.

Përveç Ricardinhos, edhe dy persona të tjerë, Daivison Lucas da Silva Braga dhe Flávio de Jesus Souza, u vranë nga të shtënat.

Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve, të tre ishin ulur në një stol pas një ndeshjeje futbolli amatore të luajtur në një stadium lokal, kur një makinë e zezë u afrua.

Një nga personat brenda makinës hapi zjarr ndaj grupit duke i goditur për vdekje të tre.

ME TE LEXUARAT