E kërkon Partizani, reagon Bardhi: Denison, vetëm me Dinamon në Shqipëri
Denison nuk shkon në asnjë ekip tjetër në Shqipëri, do të luajë vetëm për Dinamon.
Vetëm nëse do të ketë ndonjë ofertë nga skuadra jashtë vendit, atëherë lëvizja mund të merret në konsideratë”, thekson për “Panorama Sport” presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi.
Një reagim ky që vjen pas lajmit të publikuar një ditë më parë në gazetë për një interesim të Partizanit në lidhje me brazilianin e bluve, autor i një goli shumë të bukur dhe shumë të rëndësishëm kundër Teutës të mërkurën. Fjalët e numrit 1 të klubit blu janë të qarta për të ardhmen e lojtarit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Denison duket se bën pjesë te lojtarët “e preferuar” të presidentit Bardhi dhe ai nuk dëshiron kurrsesi që të privohet prej tij. Partizani e kishte në listën e merkatos së verës lojtarin e Dinamos, por për të kishte dhe një interesim nga Portugalia, ku ka qenë më parë, dhe nga Indonezia.