Dy shqiptarë në formacionin e javës në "Europa League"
Lajmifundit
/
12 Prill 2024, 13:24
Sport
Sportistet shqiptare po vazhdojne suksesin ne arenen nderkombetare.
Berat Gjimshiti dhe Granit Xhaka janë renditur në formacionin e më të mirëve pas çerekfinaleve të para në Europa League.
Gjimshiti me Atalantën e tij mundën 3-0 Liverpoolin në Angli dhe kapiteni i Kombëtares u vlerësua me notën 7,5.
Nga ana tjetër Leverkusen mundi 2-0 West Ham dhe Granit Xhaka ishte ndër më të mirët në fushë, së bashku me Hofmann dhe Wirtz për gjermanët.