Dy mungesat sjellin dilema, ja si pritet të rreshtohet Dinamo në derbi

Sport

Dy mungesat sjellin dilema, ja si pritet të rreshtohet Dinamo në derbi

Bakari Gudiabi dhe Patrik Bardhi janë mungesat e vetme e Dinamos në derbi. Mesfushori afrikan ka bërë gjatë javës pak stërvitje, kështu që e ka humbur këtë ndeshje.

Ai u dëmtua në ndeshjen me Egnatian dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Mehmeti pas rifillimit të kampionatit nga ndërprerja e ndeshjeve të Kombëtares.

Mungesa e Gudiabit ka ngritur edhe dilemën e vetme të stafit teknik për formacionin. Janë provuar lojtarë të ndryshëm për atë që do të jetë në krah të Andonit dhe mbetet dilema mes Smaçit dhe Qefalisë.

Pjesa tjetër e skuadrës është ajo e zakonshmja. Sali në portë dhe para tij Marku e Lorran në krahë, kurse kapiteni Hoxha dhe Behiratçe do të jenë në qendër.

Sulmi, sipas të gjitha gjasave, do të jetë me Vilën e Zabërgjën në krahë dhe Denisonin pa Kaçorrit. Për qendrën e mesfushës trajneri Mehmeti do të vendosë në momentet e fundit

ME TE LEXUARAT