Chelsea nxjerr 11 lojtarë në shitje, mes tyre edhe Armando Broja
Chelsea nuk pritet ta mbajë edhe më gjatë në skuadër sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja.
Te klubi londinez presin oferta për sulmuesin e huazuar te skuadra e Fulhamit, shkruan të mërkurën “football.london”.
Siç raportohet në Angli, Broja është njëri prej 11 lojtarëve që Chelsea do t’i shesë në verë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Broja 22-vjeçar u huazua te Fulhami nga skuadra e Chelseat në ditën e fundit të merkato së janarit.
Me Chelsean, Broja ka kontratë deri në qershor të vitit 2028 që u nënshkrua ditë më parë.
Në edicionin aktual ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 24 ndeshje në të gjitha garat në Angli.