Ceremonia gala në Paris, adoleshenti Yamal “rrëmben” trofeun e parë të mbrëmjes
Lajmifundit
/
28 Tetor 2024, 20:53
Sport
“France Football” dorëzon sot trofeun e “Topit të Artë”, për herë të parë në bashkëpunim me UEFA-n, në ceremoninë që zhvillohet si zakonisht në kryeqytetin e Francës, Paris.
Lista me 30 lojtarët pretendent është bërë publike prej kohësh, teksa ka nisur publikimi i emrave që nisin renditjen nga fundi.
Ceremonia starton në orën 20:00, me Realin që ka zgjedhur ta bojkotojë këtë pasi është mësuar lajmi se Vinicius Junior nuk do ta fitojë Topin e Artë, me çmimin e lavdishëm që pritet t’i shkojë spanjollit Rodri.