Broja firmos kontratën 5-vjeçare, tifozët e Çelsit dashurohen me shqiptarin

Sport

Broja firmos kontratën 5-vjeçare, tifozët e Çelsit

Armando Broja arriti të bind Thomas Thucel, me blutë që i ofruan talentin kuqezi një kontratë të re deri në 2026. Pas një viti huazim tek Vittese, sulmuesi i përfaqësueses shqiptarë u rikthye në shtëpi, në Londër, për të nisur një tjetër aventurë me Chelsea. Atmosfera rreth Broja është shumë pozitive, jo vetëm drejtuesit e klubit besojë tek ai por dhe tifozët e bluve.

Është e pabesueshme se si reaguan ata pas rinovimit të kontratës që klubi i ofrojë 19-vjeçarit, të gjithë tifozët pa përjashtim shkruan me fjalë të ëmbla, të gjithë kërkonin që klubi ti besonte Brojës dhe të hiqnin dorë nga ideja për të transferuar në Londër një tjetër sulmues.

Broja firmos kontratën 5-vjeçare, tifozët e Çelsit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fakt sipas mediave angleze, Chelsea kërkon në këtë merkato vere një “bomber” të ri pas largimit të Oliver Giroud. “The Sun” shkruan se blutë i kanë paraqitur Bayern Munich një ofertë konkrete për Robert Leëandoëski: 60 milion euro për të lënë të lirë sulmuesin polak. Emri i Leëandoëski po merr më shumë kuota duke parë vështirësitë që paraqet një transferim i mundshëm i Haaland. Për tifozët londinez klubi nuk ka nevojë për një sulmues të ri, mjafton ti japin një shans Armando Broja./BË

ME TE LEXUARAT