Antonio Conte kërkon përforcime, Tottenham në merkato për një sulmes dhe një mbrojtës

Sport

Antonio Conte kërkon përforcime, Tottenham në merkato për

Antonio Conte ka ndryshuar Tottenham që pas uljes së tij në stol, me skuadrën që po lufton për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Spurs nuk kanë humbur asnjë ndeshje nën drejtimin e trajnerit italian në kampionat, por për të vijuar me ecurinë e mirë, Conte kërkon përforcime.

Trajneri italian tha se ka pasur bisedime shumë pozitive për merkaton me administratorin Daniel Levi dhe drejtorin sportiv, Fabio Paraticci.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për sulmin Lingard përflitet si një nga emrat që mund të përfundojë në skuadrën e Tottenham këtë muaj.

Spurs kërkojnë të transferojnë edhe një mbrojtës të djathtë këtë merkato. Për këtë rol Conte ka menduar Adama Traore të Wolves, të cilin ka ndër mend ta kthejë në mbrojtje.

Tottenham e kërkoi futbollistin e kombëtares spanjolle që në merkaton e verës, por nuk arriti ta transferonte dot.

Por lëvizje do të ketë edhe në dalje. Doherty, Dele Alli dhe Ndombele duken të destinuar të largohen, pasi nuk janë në preferencat e Contes.BW

ME TE LEXUARAT