Akuzohet se ofendoi gjyqtarin, Ibrahimovic dënohet me 5 mijë euro

Sport

Akuzohet se ofendoi gjyqtarin, Ibrahimovic dënohet me 5 mijë euro

Sjellja që bëri në ndeshjen me Parmën i ka kushtuar rëndë Zlatan Ibrahimovic. Mësohet se 39-vjeçari është pezulluar me një ndeshje dhe është gjobitur me 5.000 euro për kartonin e kuq që mori.

Mediat sportive shkruajnë se suedezi do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Milanit kundër Genoas, përveç gjobës.

E gjitha kjo është për sulmin që pretendohet se Ibra i ka bërë gjyqtarit Maresca. Lidhur me këtë ngjarje, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, kishte thënë pas ndeshjes se 39-vjeçari kishte argumentuar me gjyqtarin por nuk e kishte ofenduar.

ME TE LEXUARAT