3 përballje “zjarr” sot në Angli, Itali dhe Spanjë

Sport

3 përballje “zjarr” sot në Angli, Itali dhe Spanjë

Dita e sotme ka rezervuar 3 përballje të luftuara në futbollin europian, ku në Itali, Spanjë dhe Angli luhen takime interesante të cilat do të mbërthejnë para ekranit të TV shumë adhurues të futbollit, teksa spektakli dhe emocioni pritet ti shoqërojë sot në mbrëmje.

Në orën 20:45 në Angli do të luhet përballja mes Tottenham dhe Chelsea, takim i vlefshëm për FA Cup. Skuadrat londineze do të diskutojnë mes tyre se cila do të kalojë më tej, ndërsa përballja e parë mes bluve dhe spursave ka përfunduar në favorin e skuadrës së Thomas Tuchel, me shifrat 2-0.

Në Itali do të vihen përballë njëra-tjetrës dy skuadra që kanë rivalizuar vitet e fundit në Seria A. Inter si kampioni i Seria A dhe Juventus si fitues i Kupës së Italisë  do të luajnë mes tyre ndeshjen e Superkupës, i cili do të jetë edhe trofeu i parë sezonal. Ky takim fillon në orën 21:00, dhe do të luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Brirët” do të përplasin edhe Real Madrid dhe Barcelona, në “El Clasico” e dytë për këtë sezon, ndërsa këtë herë kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për Superkupën e Spanjës. Klasikja mes blaugranave dhe “Los Blancos” do të luhet në “King Fahd International Stadium” në Riad, ora 20:00, ku skuadra fituese do të kalojë në finale për t’u përballur më pas me fituesen e çiftit mes Atletico Madrid dhe Athletic Bilbaos.abcnews

ME TE LEXUARAT