3-1, Cristiano tërbohet në fund të ndeshjes, hedh në tokë fanelën

Sport

3-1, Cristiano tërbohet në fund të ndeshjes, hedh në

Skuadra e Juventusit arriti një fitore të rëndësishme ndaj Genoa (3-1), në kuadër të luftës për zonën Champions, por Cristiano Ronaldo ishte shumë i pakënaqur në fund të ndeshjes.

Pas vërshëllimës përfundimtare, portugezi hoqi fanelën me tërbim dhe e hodhi në tokë. Arsyeja? Nuk kishte arritur të shënonte gol.

Skena nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët e Juves, të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale ndaj këtij gjesti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trajneri bardhezi, Andrea Pirlo, deklaroi pas ndeshjes: “Është normale dëshira e tij për të shënuar, kështu e kanë kampionët. Donte të linte gjurmën e tij në këtë ndeshje”./a2 cnn

ME TE LEXUARAT