Vuani nga diabeti, është e rëndësishme të dini se sa vakte ushqim duhet të konsumoni

Soft

Vuani nga diabeti, është e rëndësishme të dini se sa

Diabeti është një sëmundje që kërkon kujdes maksimal tek ushqimi, duke nisur nga orari dhe deri tek ushqimet që zgjedh për të konsumuar. Sipas mjekëve, ushqimi i tepërt është armik i diabetit, prandaj kujdesi duhet të jetë maksimal.

Mjekët rekomandojnë që vaktet të konsumohen gjithnjë strikte dhe të bazuara në një dietë të shëndetshme. Gjithsesi edhe nëse në këto raste niveli i sheqerit në gjak është akoma i lartë kjo nuk do të thotë që ju duhet të lini vaktet pa ngrënë. Në vend që të evitoni ushqimin përpiquni të kuptoni shkaqet që  po ju shkaktojnë këtë simptomë.

Në shumë raste edhe kur ju evitoni të konsumoni ushqim për të ulur nivelin e sheqerit në gjak kjo mënyrë do t’ju japë efektin e kundërt. Trupi do të ndihet i uritur dhe nën presion, pra nuk do të ketë një funksionim normal të tij. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të shihni me kujdes arsyet që po j’ua shkaktojnë këtë simptomë.

Nëse keni ngrënë ushqime me shumë karbohidrate si patatet apo edhe brumërat atëherë me shumë mundësi ato po ju dëmtojnë. Nëse jeni të sëmurë apo nën efektin e ilaçeve të tjera kjo mund t’ju rrisë nivelin e sheqeir në gjak. Edhe lënia pas dore e ilaçeve apo e ushtrimeve fizike mund të shkaktojë këto simptoma në trupin tuaj.

Në vend që të evitoni të ngrënën, mundohuni të konsumoni një dietë sa më të balancuar me fruta dhe perime. Konsumoni një sasi të madhe proteine pasi do të stimulojë pankreasin të prodhojë më shumë insulinë. Insulina është hormoni kryesor që ju duhet  për të ulur nivelin e sheqerit në gjak. Dietën tuaj bazojeni në perime dhe kryesisht ato jeshilet si brokoli apo spinaqi, për burime proteine konsumoni shumë mish pule, viçi apo peshk.

ME TE LEXUARAT