Udhëtim në Hënë, miliarderi japonez kërkon 8 bashkëudhëtarë: Paguaj unë

Soft

Udhëtim në Hënë, miliarderi japonez kërkon 8

Një kërkesë ka ardhur nga miliarderi japonez Yusaku Maezawa lidhur me udhëtimine  tij në Hënë me SpaceX të Elon Musk. Miliarderi përmes një postimi në Tëitter, ka kërkuar 8 persona që ti bashkohen atij. “Dua që njerëzit e të gjithë prejardhjeve të bashkohen për të shkuar në Hënë”, shkruan ai.

Në postimin e tij, miliarderi ka shkruar edhe mënyrën e aplikimit, ndërsa lajmëron se do jetë falas, pasi ai do të paguajë. Misioni i quajtur DearMoon, është planifikuar për udhëtim në 2023. Aplikantët duhet të plotësojnë dy kritere: ata duhet të përparojnë çfarëdo aktiviteti në të cilin të ndihmojnë njerëzit e tjerë dhe shoqërinë më të madhe në një farë mënyre dhe të jenë të gatshëm të mbështesin anëtarët e tjerë të ekuipazhit që ndajnë aspirata të ngjashme, tha miliarderi. Ky do të jetë udhëtimi i parë hënor nga njerëzit, që nga viti 1972.

ME TE LEXUARAT