U përpoq t’i shpëtonte, nëna e elefantëve ngec në baltë bashkë me të vegjlit
Skuadra e shpëtimit në Kenia ka arritur të nxjerrë nga një gropë e thellë balte, tre elefantë të ngecur.
Ekipi përdori litarë të gjatë dhe të fortë të lidhur me një traktor për të tërhequr me kujdes elefantët.
Sipas Daily Mail, njëri nga elefantët më të vegjël ka ngecur i pari ndërsa nëna e tij dhe elefanti tjetër kanë tentuar ta shpëtojnë, por kanë mbetur edhe vetë në baltë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pasi u nxorën nga balta, elefantët qëndruan të shtrirë për një kohë të gjatë për të rimarrë forcat para se të vijonin udhëtimin e tyre.
Në Kenia ka shpesh momente të tilla me të cilat përballen kafshët e egra, por skuadrat janë gjithnjë të gatshme t’i vijnë në ndihmë mesa munden.