U kujdes për fëmijët e kunatit pasi ata mbetën jetim, halla falenderon nusen e vëllait

Soft

U kujdes për fëmijët e kunatit pasi ata mbetën jetim, halla

Një histori e trishtë dhe frymëzuese është trasmetuar në TopChannel mbrëmë, tek emisioni “Dua të të bëj të lumtur”. Ishte Elida, halla e dy fëmijëve që mbetën jetim në moshë të vogël, pasi nëna u divorcua nga i ati tyre dhe u largua dhe ky i fundit pas 3 ditësh vrau veten.

Për fëmijët po kujdesej xhaxhai i tyre, që, kur vendosi që të martohej, i tha gruas se ka si kusht që të kujdeset edhe për fëmijët e vëllait, si të ishin të sajët.  

Elida e përlotur dhe tepër e emocionuar ndau me ne historinë e dhimbshme të jetës së vëllait të saj të ndjerë, Rolandit dhe për rrjedhën që mori, ajo vendosi që të falenderojë kunatën e saj, Irenën për atë që ka bërë.

. “Irena ti për ne ke qenë më shumë se një motër, nuk e harroj kurrë se si ti vendose që të bëheshe nënë për nipërit e mi, duke u dhënë dashurinë që u mungon e duke i rritur sikur të ishin fëmijët e tu. Të faleminderit shumë!”,tha Elida, për Irenën.

Nga ana tjetër e studios, Irena tepër e emocionuar nga surpriza tregoi se fëmijët i do shumë pa asnjë dallim dhe diferencim mes tyre. Ajo gjithashtu rrëfeu se jeta për ta nuk ka qenë e lehtë, madje peripecirat ishin shtuar sepse ata janë detyruar të jetojnë në kontenier pasi shtëpia e tyre ishte shpallur e pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me kompaninë “Bavaria” vendosën që tu ofrojnë familjes së Irenës mundësinë për të jetuar në një shtëpi të re deri në përfundimin e rregullimit të banesës së vjetër të tyre.

ME TE LEXUARAT