Të mirat e konsumimit të "makiatos" që nuk i dinim

Soft

Të mirat e konsumimit të "makiatos" që nuk i dinim

Kafeja me qumësht ose makiato, sipas një studimi nga Universiteti i Kopenhagës, është shumë e dobishme për organizmin e njeriut.

Kjo pije përmban proteina dhe antioksidantë, një kombinim që rrit vetitë antiinflamatore në qelizat imune të trupit të njeriut.

Inflamacioni është përgjigjja fizike që trupi jep kur vendos qelizat e bardha të gjakut dhe lloje të tjera kimikatesh për t’u mbrojtur nga bakteret, viruset ose substanca të tjera të huaja.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Antioksidantët, nga ana e tyre, ndihmojnë në reduktimin e stresit oksidativ që shkakton inflamacion në trup. Këta antioksidantë, të quajtur edhe polifenole, janë të pranishëm te njerëzit, si dhe te frutat e perimet. Dhe, pavarësisht përfitimeve të tyre, ato janë studiuar pak.

Sidomos, kur bëhet fjalë për të ditur se si reagojnë ndaj proteinave që gjenden në ushqime të tjera.

Këtu është fokusuar studimi danez, i publikuar, këtë të hënë, në “Journal of Agricultural and Food Chemistry”. Aty është studiuar efekti inflamator i prodhuar nga kombinimi i polifenoleve dhe proteinave.

Studiuesit kanë treguar se “kur një polifenol reagon me një aminoacid, efekti i tij frenues i inflamacionit në qelizat imune rritet”, tha shkencëtarja kryesore Marianne Nissen Lund.

“Prandaj, është e qartë se kjo përzierje mund të ketë një efekt të dobishëm në inflamacionin te njerëzit”, shtoi ajo.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit kanë shkaktuar inflamacion artificial në qelizat imune. Dhe më pas, disa prej tyre, kanë marrë doza të ndryshme të polifenoleve që kishin reaguar me një aminoacid.

Për një grup tjetër kanë zgjedhur të përdorin vetëm polifenole dhe së fundmi grupit të kontrollit nuk i është dhënë asnjë lloj doze. Rezultatet kanë treguar se qelizat e grupit të parë kanë rezultuar të jenë dy herë më efektive kundër inflamacionit se ato të të dytit.

Deri më tani, studimet kanë treguar se këto molekula ngjiten me proteinat në produktet e mishit, qumështin dhe birrën. Dhe, për këtë studim, ata kanë dashur të hetojnë nëse e njëjta gjë ndodh kur përzihet qumështi me kafenë, i cili përmban një sasi të madhe polifenolesh.

“Rezultati ynë tregon se reagimi midis polifenoleve dhe proteinave ndodh edhe në makiaton që kemi studiuar”, tha Marianne Nissen Lund. Për më tepër, “reagimi ndodh aq shpejt sa ka qenë e vështirë për ta shmangur atë në ndonjë nga ushqimet që kemi studiuar deri më tani”.

ME TE LEXUARAT