Studimi shokues: 9% të personave që kanë kaluar Covid mund të infektohen sërish

Soft

Studimi shokues: 9% të personave që kanë kaluar Covid mund

Një studim i fundit i ka kthyer përgjigje pyetjes nëse personat që kanë kaluar Covid-19, mund të infektohen sërish. Studimi tregon se të gjithë të infektuarit në periudhën 22 Shkurt-30 Prill 2020 u identifikuan përmes kartës së tyre të identitetit dhe infektimet e tyre u krahasuan në valën e dytë 1 Shtator-30 Nëntor 2020 me infektimet për herë të parë të pjesës tjetër të popullatës.

Në detaje u studiuan 14.800 persona që e kishin kaluar infeksionin, dhe 8.885.640 persona që nuk ishin infektuar në pranverë. Në valën e dytë të epidemisë, shtator-nëntor 2020 u zbuluan: 40 reinfektime të vetme, dhe 253.581 infektime të reja. Sipas këtyre të dhënave raporti i mundësisë së riinfektimit është 9%, ndërsa efikasiteti i mbrojtjes nga riinfektimi është 91%. Ndërkohë vaksinat e miratuara deri tani kanë efektivitet nga 70% deri në 94.7%.

Autorët e këtij raporti arrijnë në përfundimin se pas studimit të popullsisë austriake në një hark kohor prej 6 muajsh ka vetëm 9 për qind të mundësisë për riinfektim me Covid 19. Ndërkohë që mbrojtja nga koronavirus pas infektimit natyror është e krahasueshme me nivelin më të lartë të efikasitetit të vaksinave antiCovid. Në këtë raport nuk flitet për analizat serologjike apo përqindjen e antitrupave të pranishëm tek personat që kanë kaluar Covid.

ME TE LEXUARAT